Përkeqësohet moti në Vlorë, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit

Përkeqësohet moti në Vlorë, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit

Përkeqësimi i kushteve hidrometeorologjike ka sjellë pezullimin e përkohshëm të lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit në Vlorë.

 

Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve detare, duke nisur nga ora 08:00 e ditës së sotme (18 nëntor), brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës parashikohet erë me drejtim jug-jugperëndim me forcë deri në 6-7 ballë, shpejtësi 15–20 m/s dhe dallgë që pritet të arrijnë lartësinë nga 1.50 deri në 2.50 metra.

 

Për këtë arsye, është ndaluar pajisja me leje nisjeje për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit që operojnë në det të hapur, masë e cila do të mbetet në fuqi deri në orën 06:00 të mëngjesit të së enjtes, datë 19 nëntor.

 

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjitha subjekteve dhe institucioneve detare që të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe të rrisin gatishmërinë e ekuipazheve për të shmangur çdo situatë emergjente.

 

Ndërkohë, bëhet me dije se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë të operojnë normalisht sipas orareve dhe destinacioneve përkatëse. Përmirësimi i motit dhe rikthimi në normalitet për mjetet e vogla lundruese pritet pas orës 06:00 të datës 19 nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy