Gara për ilaçin kundër COVID-19, Rusia synon prodhimin e 30 mln vaksinave

Gara për ilaçin kundër COVID-19, Rusia synon prodhimin e 30 mln vaksinave

Rusia synon që të prodhojë 30 milionë vaksina për koronavirusin deri në fund të këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i Rusisë, Kirill Dimitriev për Reuters.

Në Rusi është i nevojshëm vaksinimi i të paktën 40-50 mln njerëzve. Ndaj për këtë vit ne synojmë të sigurojmë 30 mln vaksina, e më pas të fillojmë procesin e vaksinimit vitin e ardhshëm” – ka deklaruar Dimitriev.

Faza e dytë e testimit të vaksinës në Rusi përfundoi këtë javë dhe do të kalohet në fazën e tretë në muajin gusht.

Dimitriev është optimist për këtë vaksinë duke u shprehur se do të jetë e suksesshme.

“Ne besojmë që me rezultatet e deritanishme, vaksina po shkon drejt përfundimit. Shpresojmë që të përfundojmë testimet me sukses deri në muajin gusht e më pas të mund të aprovohet për në të gjithë botën” – tha Dimitriev për Reuters.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy