Koronavirusi mbyll kufirin Kosovë-Shqipëri

Koronavirusi mbyll kufirin Kosovë-Shqipëri

Të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë, janë mbyllur sot në orën 06:00, si një masë paraprake për parandalimin e koronavirusit në vendin tonë.  

Vendimi është marrë nga qeveria shqiptare, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, ndërsa do të zgjasë deri më 15 mars.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, njofton se sipas urdhrit do të ndalohet hyrja në Republikën e Shqipërisë, për të gjithë shtetasit dhe makinat nga Kosova.

Sipas këtij vendimi, makinat shqiptare, do lejohen të futen në Kosovë, por jo anasjelltas.

Të vetmet automjete që do të lejohen të kalojnë, do të jenë mjetet e ndihmës së shpejtë dhe kamionët e mallrave.

Kosova nuk ka raportuar deri tani asnjë rast të prekur nga Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy