Sot në mbarë botën shënohet 5 qershori, Dita Botërore e Mjedisit.
5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-s.

U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.
Ajo synon të rrisë vetëdijen e publikut rreth çështjeve të mjedisit, të tërheqë vëmendjen e politikëbërësve ndaj këtyre çështjeve, si dhe të nxisë veprimin individual në mbrojtjen e mjedisit.
Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.



