
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Maj, Konfederata e Sindikatave ka organizuar një protestë përpara Kryeministrisë
Gazetarja Sabina Nika, për “MCN Live”, raporton se protestuesit kërkojnë më shumë siguri dhe kushte më të mira pune, si dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve.
Të bashkuar në këtë protestë, qytetarët theksojnë nevojën për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, pensionistëve, emigrantëve, personave me aftësi të kufizuara dhe çdo familjeje shqiptare që kërkon dinjitet, punë dhe drejtësi sociale.
Ndër kërkesat kryesore janë rritja e pagave, përmirësimi i kushteve të punës, zbatimi i ligjit dhe rritja e sigurisë në vendin e punës.
Përfaqësuesit e sindikatave i bëjnë thirrje qeverisë të marrë masa konkrete dhe të tregojë më shumë vëmendje ndaj punëtorëve dhe shtresave në nevojë.



