Rezultatet e para të ekzaminimit të vaksinës kundër koronavirusit të cilën po e zhvillon kompania “CureVac”, priten të jenë gati pas dy muajsh.
Kompania farmaceutike ka publikuar në fillim të kësaj jave se rezultatet e para të rëndësishme mund të jenë gati në shtator ose tetor dhe nëse kushtet janë të përshtatshme, vaksina mund të marrë miratimin deri mesin e vitit të ardhshëm.
Më parë është njoftuar se” CureVac” ka marrë aprovimin si kompani kandidate për ekzaminime klinike të saj për vaksinën kundër koronavirusit.
Kompania farmaceutike po punon edhe për të ashtuquajturën mRNK vaksinë e cila nxit qelizat njerëzore pas vaksinimit të prodhojnë proteinë, që do të eliminonte koronavirusin nga trupi i njeriut.



