Lukashenko paralajmëron gjakderdhje nëse opozita vjen në pushtet

Lukashenko paralajmëron gjakderdhje nëse opozita vjen në pushtet

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko në një intervistë për shtyp ditën e martë në qytetin Baranovixh, i tha gazetarëve se do ishte një gjakderdhje nëse opozita do vinte në pushtet në Bjellorusi.

“Ky nuk do të jetë një spastrim siç shprehen disa, do të jetë një gjakderdhje. Ajo çka ndodhi në Ukrainë do të duket si një shëtitje në park.

Unë dua të mbroj atë çka kemi krijuar me duart tona për 25 vjet. Ne e ngritëm këtë vend nga rrënojat”, tha presidenti i Bjellorusisw.

Lukashenko përballet me sfidën më të madhe të pushtetit të tij 26-vjeçar qëkur deklaroi fitoren në zgjedhjet e muajit të kaluar, për të cilat kundërshtarët thanë se ishin të parregullta.

Ai mohon mashtrimin elektoral dhe nuk shfaq shenja zmbrapsjeje, pavarësisht kërcënimeve sanksionuese nga fuqitë Perëndimore.

Lideri bjellorus komentoi edhe situatën e krijuar me drejtuesin e kishës katolike bjelloruse, të cilit të hënën ju mohua hyrja brenda shtetit nga Polonia, pavarësisht se është nënshtetas bjellorus. Sipas një komunikate zyrtare të kishës katolike Minsk–Mohilev, Arqipeshkvi Tadeusz Kondrusiewicz po kthehej nga një udhëtim zyrtar jashtë vendit, kur pa asnjë sqarim ju refuzua hyrja në kufi.

Lukashenko tha se situata do të merrej në konsideratë nga legjislacioni bjellorus.

Javën e kaluar, Kondrusiewicz i përshkroi veprimet e policëve gjatë protestave të fundit antiqeveritare, si të paligjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy