Mesha e Pashkëve ortodokse në mesnatë do mbahet online

Mesha e Pashkëve ortodokse në mesnatë do mbahet online

Besimtarët ortodoksë do të kremtojnë në mesnatë meshën për ringjalljen e Krishtit, e cila për shkak të situatës së koronavirusit, do të bëhet pa njerëz.

Ritet fetare do të kryehen në shtëpi, duke e ndjekur meshën online, pikërisht ashtu sicc vepruan edhe katolikët një javë më parë.

Për herë të parë në Korçë, sonte, nuk do të ketë asnjë turist, teksa vitet e kaluara qyteti gumëzhinte nga lëvizjet.

Kur i referohemi festës së Pashkëve Ortodokse në mendje na vjen veza e kuqe, buka e ëmbël, flaka e shenjtë, dhe mishi i qingjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Pjesë tjetër e traditës së Pashkës Ortodokse është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve. Zakonisht në traditën ortodokse vezët ngjyrosen ditën e enjte para Pashkëve dhe konsumohen ditën e diel ose në ditët në vazhdim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy