“Kim Jong Un është në gjendje kome, motra e diktatorit është vendosur në krye të shtetit”

“Kim Jong Un është në gjendje kome, motra e diktatorit është vendosur në krye të shtetit”

Në Korenë e Veriut kushtet shëndetësore të Kim Jong Un vazhdojnë të mbahen të fshehura. Prej disa muajsh mediat ndërkombëtare kanë aluduar se diktatori mund të jetë i sëmurë. Pavarësisht kësaj, një bashkëpunëtor i ish-presidentit të Koresë së Jugut, Kim Dae Jung shkon edhe më tej duke deklaruar për median lokale se Kim Jong Un është në gjendje kome dhe duke pasur parasysh gjendjen e tij shëndetësore, diktatori i ka dhënë disa kompentenca motrës së tij; Kim Yo Jong.

“Jam i bindur se ai është në gjendje kome dhe ende nuk ka vdekur”, tha Chang Song-min për gazetarët. Song-min tha se zëvendësimi i plotë i tij ende nuk ka përfunduar, prandaj motra e tij e vogël ka dalë në plan të parë, sepse nuk mund të ketë një boshllëk të zgjatur të pushtetit.

Motra e Kim Jong Un po bëhet gjithnjë e më shumë një protagoniste e jetës politike në Korenë e Veriut dhe një gjë e tillë u kuptua ditët e fundit, kur u njoftua se diktatori filloi gradualisht t’i dorëzonte disa nga detyrat e tij të motrës me idenë për t’u lehtësuar nga stresi i krijuar.

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës është shprehur se reforma në vazhdim nuk ka asnjë lidhje me problemet shëndetësore të Kim Jong Un.

Megjithatë, Chang Song-min mendon se asnjë udhëheqës i Koresë së Veriut nuk do të transferonte disa nga kompetencat e tij një personi tjetër, nëse nuk do të ishte i sëmurë apo nuk do të ishte rrëzuar nga pushteti përmes një grushti shteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy