
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nesër ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e vendit do t’i kushtohet Lidhjes së Prizrenit.
Në një postim në rrjete sociale Rama shkruan se nesër është 144-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, ndaj dhe ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat andej e këtej kufirit do t’i kushtohet pikërisht asaj dite.
Nesër, 10 qershor, kur bëhen plot 144 vjet nga Lidhja e Prizrenit, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat andej e këtej bjeshkëve do t’i kushtohet pikërisht asaj ditës dhe historisë së asaj lidhjeje të pavdekshme shqiptare.
Poashtu nesër edhe në shkollat e Kosovës, orën e parë të mësimit do t’ia kushtojnë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se ky është një vendim i marrë së bashkë me ministren e Arsimit të Shqipërisë, znj. Evis Kushi, për t’ua mundësuar nxënësve në të dyja vendet, që të flasin njëkohësisht për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, dhe 144 vjetorin e saj.



