Shefi i Zyrës së OBSH në Shqipëri: Viti i atyre që janë në vijën e parë kundër pandemisë

Shefi i Zyrës së OBSH në Shqipëri: Viti i atyre që janë në vijën e parë kundër pandemisë

Shefi i Zyrës së OBSH në Shqipëri, Gerald Rockenschaub ka mbajtur fjalën e tij në aktivitetin e roganizuar pë Ditën Botërore të Infermierëve.

Gerald Rockenschaub thotë se për OBSH ky është viti i gjithë punonjësve të sistemit shëndetësor që janë në vijën e parë ndaj pandemisë.

Ai thotë se është e domosdoshme që qeverisë shqiptare, Ramës dhe Manastirliut t’i njihet merita për vendosjen e punonjësve të shëndetit në listën e prioriteteve.

Më tej Rockenschaub kërkon që sot të nderohen infermierët që janë heronj në luftën kundër pandemisë.

Pëshëndetje z.Rama. znj.Manastirliu, z.Soreca, znj.Kim. I kënqur të jem këtu për të thënë dy fjalë për infermierët. Ky vit, OBSH ia dedikoi forcës punëtore të kujdesit shëndetësor, të jetë ky vit i atyre që janë në vijën e parë. Janë infermierët ata që bëjnë 50% të forcës punëtorë në sistemin shëndetësor në gjithë globin. Me rëndësi të njohim kontributin e tyre. Është e domosdoshme të njoh meritën e qeverisë, Ramës dhe Manastirliut, dhe vendosjen në prioritet të punonjësve të shëndetit, sidomos në vaksinim. Ju falënderoj z.kryeministër dhe znj.ministre që i vendosët në listën e prioriteteve. E domosdoshme që përpjekjet të vijojnë, për t’i siguruar punonjësve shëdnetësorë masat. Falenderoj për rritjen e pagave për punonjësit e sistemit shëndetësor. Është shumë mirë që jemi duke nderuar heronjtë tanë, shumë mirë të bëjmë përpjekje të përbashkëta, për të ofruar mbulim universal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy