Çelet fushata e luftës kundër kancerit të gjirit, mamografi falas për gratë në çdo spital rajonal

Çelet fushata e luftës kundër kancerit të gjirit, mamografi falas për gratë në çdo spital rajonal

Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Duke u nisur nga kjo, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikuan sot historitë frymëzuese të grave që me forcë e kurajë, po fitojnë betejën për jetën.

Me historitë frymëzuese të grave që me forcë e kurajë, po fitojnë betejën për jetën dhe thirrjen për çdo grua, që të marrë pak kohë për kontrollin e gjirit, çelim sot fushatën e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka çelur sot fushatën kundër kancerit të gjirit, në muajin kushtuar luftës ndaj kësaj sëmundjeje.

“Me thirrjen për çdo grua, që të marrë pak kohë për kontrollin e gjirit, çelim sot fushatën e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit”, shprehet Manastirliu.

Nëpërmjet një mesazhi drejtuar grave dhe vajzave, Manastirliu bën apel të mos neglizhojnë shëndetin e tyre dhe të kryejnë në kohë ekzaminimet ndaj kancerit të gjirit.

Duke bërë apel për diagnostikimin në kohë, ministrja e Shëndetësisë tha se mamografia tashmë është siguruar në çdo spital rajonal.

“Programi ynë i diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit ka siguruar mamografitë në çdo spital rajonal nga veriu në jug dhe ky shërbim është falas. Vetëm duke patur shëndet të mirë, duke u kujdesur për veten ne gratë mund të shpalosim potencialin tonë të plotë, në përmbushje të misionit tonë për mirërritjen e fëmijëve, për kujdesin ndaj familjes dhe për zhvillimin e shoqërisë. Unë besoj te forca e shembullit”, tha Manastirliu.

Në mesazhin që çel fushatën e ndërgjegjësimit, tri gra që po fitojnë betejën me sëmundjen e rëndë, u janë drejtuar me mesazhe ndërgjegjësimi grave dhe vajzave.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare, që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy