
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale, bëri të ditur se në Shqipëri janë kryer 1 milion e 221 mijë e 640 vaksinime.
Muaji gusht është i hapur për çdo shqiptar mbi 18 vjeç që do të vaksinohet dhe ministrja ripërsërit ftesën që të gjithë t’u drejtohen qendrës shëndetësore më të afërt për të marrë dozat.
“1,221,640 vaksinime antiCOVID janë kryer deri më sot, por duhet të rritet ende më shumë mbulesa vaksinale.
Ndaj, një ftesë për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar: Drejtohuni në qendrën tuaj më të afërt të vaksinimit muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për çdo qytetar +18 vjeç”.



