Balla: Pagë shtesë për policët, për vaktin ushqimor

Balla: Pagë shtesë për policët, për vaktin ushqimor

Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi ditën e sotme se gjatë mbledhjes së qeverisë është miratuar vendimi, për të dhënë një pagë shtesë për efektivët e policisë, e cila do të jetë për vaktin ushqimor.

Balla tha se vendimi i miratuar është për të shlyer një detyrim prej shumë kohësh, i cili lidhet me pagesën e ushqimit për çdo punonjës të policisë përgjatë orarit të punës apo në misione, operacione dhe përballimin e situatave të emergjencave civile.

Çdo punonjës policie do të marrë një pagesë për një vakt ushqimor, në 12 muaj, 22 ditë pune, shkon 264 pagesa shumëzuar me 465 lekë.

Pra, gati 118 mijë lekë të reja do të jetë pagesa për vitin 2023.

Sipas Ballës, ky është shpërblimi më i madh që një punonjës i Policisë së Shtetit mund të ketë marrë ndonjëherë.

Balla tha se pagë e 13-të, do të jepet edhe për punonjësit e zjarrfikëses.

Do të shpërblehen për përballimin me situatën e vështirë të zjarreve.

Qeveria do t’i transferojë fondin, që natën para natës së vitit të ri marrin vlerësimin e një page mujore.

Zjarrfikësit shqiptarë që shërbyen për zjarret në vend dhe Greqi, do të marrin dy paga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy