Një i marrë që premton çmenduri, iu premton 2500 euro policëve që dhunojnë protestuesit. Shteti do të paguajë 2.5 milionë euro për të vrarë shtetasit e vetë.
Kështu tha një protestues për MCN TV, duke thënë se e kanë qëlluar me granatë ndërkohë që nuk ishte duke bërë asgjë.
Kisha një djalë 15 vjeç para, po ta kishte kapur atë. Problem është dhe gazi lotsjellës. Mundohen të na shpërndajnë përdorin terror, frikë. Nuk ka asnjë organizim, ne jemi studentë kaq.
Ne duam thjesht ndryshim politikash, kërkojmë politika më të mira, më të drejta. Protesta do vijojë, si do shkojë nuk e diel.
Një tjetër protestues u shpreh se protestojnë për një Shqipëri të re, e cila duhet të ndryshojë.
Protestojmë për një Shqipëri të re, për një Shqipëri që duhet të ndryshojë. Unë kam ardhur nga Hollanda.
Kërkojmë që të ndryshojë gjithçka. Kemi ardhur me lekët tona, për shtetin tonë.
Edhe pse kemi vite jashtë Shqipëria është vendi ynë, nuk bëhet gjaku ujë. Jam pjesë e popullit që do ndryshime për një Shqipëri të re.
Një tjetër protestues tha se nuk është ndarë nga protestat prej 140 ditësh, duke u shprehur se Edi Rama nuk është një njeri normal, por thjesht një psikopat.
Unë nuk jam organizator, si të shkojë turma do jem dhe unë. Ne kemi që ditën e parë që kërkojmë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.



