Trump pezullon aplikimet për qëndrim të përhershëm në SHBA

Trump pezullon aplikimet për qëndrim të përhershëm në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është shprehur se do pezullojë aplikimet e shtetasve të huaj për qëndrim të përhershëm në SHBA, për shkak të pandemisë Covid-19.

Trump, deklaroi se një vendim i tillë do t’i mbrojë vendet e punës për amerikanët.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se sa efektiv do të jetë një veprim i tillë, pasi shumica e shërbimeve të vizave tashmë janë pezulluar për shkak të koronavirusit.

Të shumtë janë ata që mendojnë se Trump po përpiqet të tërheqë vëmendjen nga përgjigjja e tij ndaj pandemisë.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 45,000 viktima.

Demokratët po ashtu e akuzojnë administratën se e shfrytëzon pandeminë për të goditur imigrimin.

Kjo çështje, për kohë të gjatë, ka qenë temë e fuqishme e fushatës së Trumpit, i cili vjen nga radhët e Partisë Republikane, por ajo ka dalë në plan të dytë gjatë krizës me koronavirus.

Trump tha se urdhri ekzekutiv me vendimin ka gjasa të nënshkruhet të mërkurën.

Më shumë se 20 milionë amerikanë kanë humbur punën, për shkak të masave të izolimit nga pandemia e koronavirusit. Trump tha se Qeveria e tij ka një “detyrë serioze” për të siguruar rikthimin e punës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy