Psikologia Almeida Xhaferri thotë se në një marrëdhënie toksike humbasim identitetin dhe veten tonë dhe se në marrëdhënie toksike janë më shumë femrat ato që vuajnë.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo u shpreh ndodh që personi të zhvlerëson në shumicën e kohës dhe krijohet një varësi për të marrë vlerësimin fillestar.
Njerëzit toksikë e kanë të pamundur dhe kanë një lloj paaftësie për të mbyllur raportin kjo ndodh me lidhjet e gjata, ku për dhjetë vite nuk të mban as të dashur, as të fejuar, as grua. Kjo ndodh se në fillim të vlerësojnë dhe të ngrënë lart dhe më pas të zhvlerësojnë.
Fakti që përzgjedhim një raport helmues apo toksik, do të thotë se ky është një ambient i njohur dhe prandaj e zgjedhim. Nëse ne qëndrojmë në një raport ku vetëvlerësimi ynë cenohet, aty dalin në pah nevoja për të punuar për veten.
Personi toksik është ai person që na tregon se ti nuk je në lartësinë e duhur që të më mbash, kjo lloj dhimbje është një lloj dhimbje që ne e njohim.
E panjohura ne na frikëson, ndaj njerëz të lënduar qëndrojnë në një ambient të njohur dhe mbi të gjitha koncepti i tyre i dashurisë është krejt i ndryshëm nga i joni.
Në punë, një tendencë ku nuk i zgjedh dot njerëzit me të cilët punon, kur qëndron gjatë me shpresën se do ndryshojë ky shefi toksik, apo kolegu toksik.
Fakti që ne durojmë, edhe niveli i tolerancës është në dorën tënde, pasi mund të zgjedhësh alternativa të tjera.



