
Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë shënohet më 17 maj dhe synon të koordinojë ngjarjet ndërkombëtare që rrisin ndërgjegjësimin për shkeljet e të drejtave të komunitetit LGBTI.
Themeluesit e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, siç njihej fillimisht, krijuan Komitetin IDAHO për të koordinuar veprimtaritë bazë në vende të ndryshme, për të promovuar ditën dhe për të lobuar për njohjen zyrtare më 17 maj.
Kjo datë u zgjodh për të përkujtuar vendimi për heqjen e homoseksualitetit nga klasifikimi ndërkombëtar i sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vitin 1990.
Gjatë 10 viteve të fundit, bota ka parë shenja përparimi, megjithatë, diskriminimi dhe përjashtimi për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor vijon.
Nivelet e dhunës ndaj personave LGBTI janë gjithashtu alarmante, edhe pse në masë të madhe të pa raportuara.
Kjo ditë shërben për të kujtuar se në këtë botë secili duhet të jetë i lirë të jetë ai që është dhe ta dojë atë që zgjedh pa frikë.



