Avokatja për çështjet e pensionit në Itali, Beskida Alija, duke komentuar skemën e bonusit të pensionit të qeverisë shqiptare, thotë se nuk është zgjidhje afatgjatë, por se duhen rishikuar pensionet minimale.
Ajo deklaroi për “MCN Live”, se inflacioni është shumë i lartë dhe nuk shkon në sinkron rritja e pensionit me inflacionin.
Sa i takon marrëveshjes së pensioneve me Italinë, ajo u shpreh se Shqipëria jep pensionin shqiptar për vitet e kontributit në Shqipëri, Italia jep pensionin për vitet e punës në Itali.
Marrëveshja po funksionon pjesërisht, pasi ka vonesa të tejskajshme në dhënien e pensioneve. Shumica e emigrantëve shqiptarë në Itali, janë në pritje të përgjigjes për pensionet. Vonesa në marrjen e pensioneve vjen për shkak të të dy shteteve.
Shqipëria jep pensionin shqiptar për vitet e kontributit në Shqipëri, Italia jep pensionin për vitet e punës në Itali. Bashkohen për shembull 10 vite në Shqipëri dhe 15 në Itali dhe nga këto 25 vite, Italia ka dyshemenë jo më pak se 20 vite. Dhe personi në fjalë do marrë pensionin shqiptar për aq vite sa ka në Shqipëri dhe për aq vite sa ka në Itali.
Secili shtet jep pension për aq vite sa ke kontribuar. Për 10 vite mund të dalë për shembull 300-400 euro pensioni, por kjo varet nga çfarë lloj pune ke bërë, sa jepet kontributi.
Sasia e viteve do bashkohet, jo masa e pensionit. Nuk do të përgjigjet Italia për 25 vite punë. Italia do të japë pension vetëm për aq vite sa ke dhënë kontribut në Itali.
Për bonuset tha se është diçka pozitive, por duhen menduar zgjidhje më të mira alternative.



