Kina mban "peng" gazetaren, rrezikoi sigurinë kombëtare

Kina mban "peng" gazetaren, rrezikoi sigurinë kombëtare

Një gazetare australiane është ndaluar në Kinë prej disa javësh për arsye që lidhen me sigurinë kombëtare.

Cheng Lei, një prezantuese për Rrjetin Global të Televizionit të Kinës (CGTN), dyshohet për “veprimtari kriminale që rrezikon sigurinë kombëtare të Kinës”.

Ajo është ndaluar që me 14 gusht.

Njoftimi vjen pasi dy gazetarët e fundit që punojnë për mediat australiane në Kinë u kthyen në Sidnei, pas një bllokimi diplomatik pesë ditor.

Autoritetet kineze i morën në pyetje Bill Birtles dhe Mike Smith para se të largoheshin. BBC shkruan se ata janë pyetur për aktivitetin e Cheng.

Marrëdhëniet mes Australisë dhe Kinës janë përkeqësuar vitet e fundit.

Lidhjet u përkeqësuan akoma edhe më shumë sidomos pasi Australia mbështeti një hetim ndërkombëtar mbi origjinën e koronavirusit.

Shoqata e Korrespondentëve të Huaj të Kinës të hënën deklaroi se 17 gazetarë të huaj janë dëbuar nga vendi në gjysmën e parë të vitit 2020.

Cheng Lei, shtetase australiane, është një gazetare e një profili të lartë në fushën e ekonomisë.

Ajo u zhduk në muajin gusht papritur nga televizioni dhe ndërpreu të gjitha kontaktet me miqtë dhe të afërmit.

Kina bëri të ditur më pas se ajo po mbahej nën vëzhgim, por pa zbuluar vendodhjen.

Aktualisht ende nuk janë ngritur akuza konkrete ndaj saj, por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme është shprehur për cënim të sigurisë kombëtare, duke deklaruar se çështja është nën hetim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy