Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit nga e hëna në të premte

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit nga e hëna në të premte

Kalimet e herë pas hershme të disa qendrave me vlera të larta presioni me origjinë atlantike do të bëjnë që kjo javë në vendin tonë të dominohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Ditën e hënë, të martë dhe të enjte reshjet e shiut do të bëhen prezente kryesisht gjatë orëve të mesditës në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

 Reshjet e dëborës do të jenë prezente në Alpe, në verilindje në lartësinë mbi 1400m dhe në juglindje mbi lartësitë 900m me intensitet të ulët deri mesatar.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e mërkurë dhe të premte reshjet parashikohen të jenë të herë pas hershme me intensitet të ulët, ndërsa hera-herës shtrëngata të karakterit lokal.

Megjithatë gjatë këtyre ditëve nuk do të mungojnë intervale të herë pas hershme kthjellimesh dhe orëve me diell.

Era ditën e hënë shfaqet intensive dhe problematike me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet e lugina 11-17m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5 ballë.

Ditët e tjera era ndryshon drejtimin dhe ul intensitetin duke u bërë për pjesën më të madhe të kohës me drejtim juglindje-veriperëndim 1-6m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

Vlen të theksohet prezenca e mjegullës/mjegullinës në zonat luginore e pjesërisht zonat e ulëta në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy