Dhjetëra punonjës të QSUT ankohen se prej një muaji nuk kanë marrë rrogën, arsye për të cilën kanë provuar të bojkotojnë edhe punën.
Sipas drejtorisë së QSUT, bëhet fjalë për punonjësit e sektorit të kuzhinës dhe lavanterisë që nuk janë staf i institucionit, por i kompanisë nënkontraktore AGS sh.p.k .



