Dita Ndërkombëtare e romëve/ Koçiu: Shqipëria, e përkushtuar për përfshirjen e pakicave kombëtare në të gjitha sferat

Dita Ndërkombëtare e romëve/ Koçiu: Shqipëria, e përkushtuar për përfshirjen e pakicave kombëtare në të gjitha sferat

8 Prilli është Dita Ndërkombëtare e Romëve, e caktuar nga Kongresi Botëror i Romëve në vitin 1971 dhe shërben si një kujtesë për të gjithë vlerat dhe historinë e kulturën e komunitetit Rom.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe përfaqësinë e Delegacionit Europian në Tiranë organizojnë Dialogun për Integrimin e Romëve, për të evidentuar arritjet e deritanishme në zbatim të Deklaratës së Poznanit dhe për të mundësuar një dialog të hapur me shoqërinë civile.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, shkruan se, Shqipëria si një vend nënshkrues i kësaj deklarate, është plotësisht e përkushtuar për përmbushjen e objektivave të Deklaratës së Poznanit, duke ofruar mbështetjen e duhur dhe duke promovuar përfshirjen e pakicave kombëtare rome dhe egjiptiane në të gjitha sferat e shoqërisë

Në një video të shpërndarë në rrjet, mes të tjerash vjen shembulli i një zonje rome, nënë e 5 fëmijëve, e cila falë mbështetjes së qeverisë dhe biznesit ka një punë të qëndrueshme që i sjell të ardhurat për familjen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy