Vazhdimësia nga Epoka e Bronzit, një histori gjenetike e shqiptarëve

Vazhdimësia nga Epoka e Bronzit, një histori gjenetike e shqiptarëve

Një studim i ri shkencor, i publikuar në revistën prestigjioze “Nature”, hedh dritë mbi historinë dhe origjinën e popullit shqiptar, një temë që ka qenë prej kohësh objekt debatesh në qarqet akademike. 

 

Studimi mban firmën e një ekipi ndërkombëtar prej 10 studiuesish, mes të cilëve edhe Alban Lauka, Gjergj Bojaxhi dhe Ardian Muhaj. 

 

Shqiptarët shfaqen për herë të parë në burimet historike në shekullin XI të erës sonë, ndërsa gjuha e tyre mbetet e veçuar, pa lidhje të ngushtë me degët e tjera të mbijetuara indo-evropiane.

 

Për të rindërtuar këtë histori komplekse, studiuesit analizuan mbi 6 000 genome të lashta nga Eurazia Perëndimore, si dhe 74 shqiptarë etnikë bashkëkohorë, të dhënat gjenetik të të cilëve janë mbledhur rishtazi. Në studim u përdorën metoda të avancuara të gjenetikës së popullatave, përfshirë një protokoll të përmirësuar për identifikimin e segmenteve të trashëguara (identity-by-descent) mes individëve të lashtë dhe atyre modernë.

 

Studimi konkludon se kemi të bëjmë me një vazhdimësi të fortë gjenetike nga Epoka e Vonë e Bronzit (1600-1200 p.e.s) dhe Epoka e Hekurit (1200-500 p.e.s.) në Ballkanin Perëndimor drejt Shqipërisë së Mesjetës së Hershme. Sipas studiuesve, kjo vazhdimësi është më e theksuar sesa në rajonet fqinje të Ballkanit. 

 

Studimi arrin në përfundimin se shqiptarët e sotëm rrjedhin kryesisht nga një grup paleo-ballkanik i mbetur, i cili që në periudhën 800–900 të erës sonë kishte një profil gjenetik që përputhet me atë të shqiptarëve modernë.

 

Gjithashtu, kërkimi evidenton një përzierje gjenetike të strukturuar gjeografikisht me grupe të lidhura me Evropën Lindore mesjetare, kohë që përkon me lëvizjet sllave. Kjo përbën mesatarisht 10–20% të përbërjes gjenetike të shqiptarëve të sotëm.

 

Këto gjetje ofrojnë një kuptim më të thellë të proceseve demografike që kanë formësuar prejardhjen e shqiptarëve dhe ndihmojnë në përcaktimin e zonës së origjinës së gjuhës shqipe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy