“Panelet diellore”/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Sarandë, banorët e Nivicës nuk lejohen të marrin pjesë

“Panelet diellore”/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Sarandë, banorët e Nivicës nuk lejohen të marrin pjesë

Në ambientet e Këshillit Bashkiak të Sarandës, gjatë mesditës së sotme janë shënuar tensione të forta pas përjashtimit të banorëve të fshatit Nivicë nga mbledhja vendimtare për fatin e tokës që ata pretendojnë si pronë të tyre.

Mbledhja ka pasur në rend dite miratimin e një vendimi për ndërtimin e paneleve diellore pikërisht në tokën për të cilën banorët kanë ngritur vazhdimisht zërin dhe kanë paraqitur dokumentacion për pronësinë. 

Megjithatë, hyrja e tyre në sallë u ndalua nga forcat e sigurisë, duke shkaktuar reagime të forta dhe tension në ambientet përreth.

Banorët e Nivicës shprehen të revoltuar dhe të zhgënjyer që institucionet vendimmarrëse po injorojnë zërin e tyre dhe po vazhdojnë me procedura që ata i konsiderojnë të padrejta dhe abuzive.

Ky zhvillim ngre shqetësime të forta mbi transparencën dhe përfshirjen qytetare në vendimmarrjet që lidhen me pasuritë natyrore dhe tokat private.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy