Disa media private janë përplasur këtë të shtunë me Radio Televizionin Publik Shqiptar.
Shkak është bërë ndërprerja e sinjalit të transmetitmit nga RTSH të ceremonisë së lumturimit të 38 martirëve.
Privatët e kanë cilësuar të padrejtë vendimin, ndërsa Drejtori i RTSH-së ka thënë se nuk do të lejojë më vjedhjen e sinjalit nga privatët.



