
Ankorohet në portin e Durrësit kroçera “Amadea”, me 346 turistë gjermanë.
Është ky lajmi që jep Kryeministri Edi Rama, i cili thotë se interesi i pushuesve të huaj për të vizituar Shqipërinë vijon.
Kroçera turistike “Amadea” është dallëndyshja e radhës, që është ankoruar sot në Portin e Durrësit, ndërsa ka sjellë 346 turistë gjermanë.
Rama bën të ditur se nga janari në shtator, 161 mijë turistë gjermanë e vizituan Shqipërinë, 64% më shumë se vitin e kaluar.



