Një numër i konsiderueshëm biznesesh që përdorin shërbimet “One në mobile” dhe “fiks” kanë ndeshur me problematika gjatë paradites, sa i përket aksesit në shërbimin e fiskalizimit, tatimeve dhe e-albania. Teknikët e MCN, kanë vërejtur se kemi të bëjmë me një problem të shërbimeve DNS, i cili shmanget duke zgjedhur përdorimin DNS se Foogle, të famshmen 8.8.8.8.
Në një reagim për MCN, shërbimi i klientit të “One” pranon problematikën, të cilën e kanë referuar një numër i konsiderueshëm biznesesh. Të pyetur se kur kjo problematikë do të zgjidhet, kompania “One”, nuk ka një përgjigje.



