Rritja me 40% e çmimit të ujit në kryeqytet nuk është shoqëruar me rritjen e cilësisë së shërbimit, ashtu si kryebashkiaku Erion Veliaj, premtoi vite më parë. Qytetarët ankohen për fatura të shtrenjta, ndërsa nënkrytari i Partisë Lirisë, Endrit Brahimllari, akuzon se furnizimi me ujë është përgjysmuar në disa zona të Tiranës.



