Banorët e fshatit Gocaj në Lezhë prej 30 vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, si pasojë e mosfunksionimit të rrjetit të ujësjellësit. Ata thonë se kjo situatë ua ka veshtirësuar jetën, ndërsa premtimet për ndërtimin e një ujësjellësi të ri deri tani kanë rezultuar gënjeshtra.



