Ndërtimi i termocentralit në fshatin Suk, banorët e Roskovecit ngrihen në protestë

Ndërtimi i termocentralit në fshatin Suk, banorët e Roskovecit ngrihen në protestë

Banorët e fshatrave Suk1 , Suk2, Strum , Jagodin e Arapaj në Roskovec janë ngritur në protestë këtë të shtunë kundër vendimit për ndërtimin e termocentralit elektrik që do të ndërtohet në këtë zonë.

Në mënyrë simbolike, për të demonstruar ndotjen që do të shkaktojë ndërtimi i termocentralit në ketë zone banorët i kanë vënë flakën disa mbetjeve plastike .

Banoret janë kundër vendimit që u mor në 26 prill në Këshillin Bashkiak të Roskovecit,  i cili miratoi së bashku me planin vendor edhe përfshirjen e projektit për ndërtim të termocentralit në zonën e fshatit Suk1.

Projekti është shumë i dëmshëm për ne, në të gjitha drejtimet. E para ndodhet në zonë të banuar dhe sipas specialistëve ky lloj projekt duhet të jetë minimalisht 5 km larg një zonë të tillë. Fshati është as 1 km në vijë ajrore.

Ndotja do të na shkatërrojë të gjitha prodhimet bujqësore.

Banorët thonë se nuk janë pyetur për këtë projekt dhe nisur nga demet qe shkakton ky termocentral për tokat bujqësore dhe mjedisin do të vijojnë betejën ligjore dhe protestat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy