Zhbllokoi ushqimet e skaduara, AKU akuzon gjykatën në Gjirokastër

Zhbllokoi ushqimet e skaduara, AKU akuzon gjykatën në Gjirokastër

Agjensia Kombëtare e Ushqimit, ka rivendosur masën e bllokimit të aktivitetit të një biznesi në Sarandë i cili tregtoi mish dhe nënprodukte të tij, të skaduar që prej vitit 2015. 

Vendimin e AKU, për bllokim dhe asgjësim e 7,636 kg  produkteve ushqimore të rrezikshme, Gjykata Administrative e shkallës së parë Gjirokastër, brenda 24 orëve e shpalli të pavlefshëm, duke rikthyer aktivitetin e biznesit në fjalë, dhe rifutjen e produkteve të skaduara sërish në treg.

 Për më tepër, Zyra Përmbarimore Sarande, lëshoi urdhërin “ Masën e sigurimit të padisë” me kërkesë të biznesit, e cila prishi vulat e sigurisë të vendosura nga inspektorët.

 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e konsideron vendim gjyqësor haptazi në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe për këtë arsye urdhëroi ri-inspektimin në kushtet e flagrancës për të ribllokuar produktet e skaduara. Kjo masë u mor për të penguar daljen e tyre në treg me qëllim shmangien e cënimit te shëndetit të konsumatorit.

 AKU konfirmon se do të vazhdojë betejën ligjore kundër gjyqtarit që dha vendimin për zhbllokimin e produkteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy