
Nisin flukset e lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës pas festave.
Të gjithë ata shqiptarë që festuan në Shqipëri por që jetojnë dhe punojnë në shtetin grek përgjatë këtyre ditëve do të largohen drejt shtetit fqinj.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë 6925 shtetas ndërkohë që një numër më i vogël është regjistruar në hyrje me 2978 shtetas.
Sipas autoriteteve tona po punohet me pesë sportele në dalje, tre sportele për mjetet e vogla dhe dy për autobusët duke shmangur në këtë mënyrë pritjet dhe radhët.



