Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë mëngjesin e sotëm në periferi të Vlorës.
Zjarri të cilin e shihni në videon më poshtë, ka rënë në zonën midis Akërnisë dhe Delisufit.
Drejt vendit të ngjarjes është nisur menjëherë zjarrfikësja me katër efektivë, të cilët po punojnë për të mos lejuar përhapjen e flakëve.



