
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka paraqitur strategjinë e re për stinën e vjeshtës e të dimirt, në lidhje me Covid-19.
Manastirliu tha se se komponenti i parë i kësaj strategjie është ai i testimit, gjurmimit dhe parandalimit të këtij infeksioni.
“Kjo strategji e re është hartuar nga eskpertë të komitetit teknik por edhe ata ndërkombëtarë. OBSH është duke na asistuar në komponentët kësaj strategjie. Situata që po kalojmë nuk është politike por e shëndetit publik. Në komponentin e parë, është ai i testimit, gjurmimit dhe parandalimit të këtij infeksioni”, tha Manastirliu.
Ministrja u shpreh se do të dyfishohen testimet dhe d0 të shumëfishohen vaksinat falas për gripin.
”Fokusi do jetë fuqizimi i laboratorëve në strukturat tona të shëndetësisë, që të kemi testim në kohë dhe të dyfishojmë testimet, siç ka rekomanduar edhe OBSH. Ajo çfarë jemi duke bërë është pikërisht fuqizimi i kapaciteteve. Strategjia jonë përsa i përket situatës vjeshtë-dimër, parashikon jo vetëm fuqizim të kapaciteteve laboratorike, bashkëpunimi midis institucioneve për zgjerim të testimit, gjithashtu përsa i përket situatës vjeshtë-dimër, ku përveç rasteve që do kemi me Covid-19, do t’i shtohet edhe viroza e grupit, ndaj do të shumëfishojmë vaksinat falas për grupet të riskuara, për të minimizuar rrezikun e virozës së gripit. Përpos strategjisë së testimit, gjurmimit dhe parandalimit të kontrollit të infeksionit, vijojmë të fuqizojmë kapacitetet spitalore për të dizenjuar më shumë shtretër për pacientët me Covid-19”, tha ajo.



