Disa familje në Durrës protestuan këtë të hënë para Bashkisë, pasi pas tërmetit të vitit 2019 nuk kanë marrë më pronat e bizneseve që kishin me certifikata pronësie. Sipas tyre, pallati u shemb dhe u rindërtua, por ambientet ku ata kishin biznese do të kthehen në zyra për njësinë numër 3.



