Nga sot në orën 13:00 deri të hënën në orën 05:00 gjithçka mbyllur

Nga sot në orën 13:00 deri të hënën në orën 05:00 gjithçka mbyllur

Kjo fundjavë do të kalojë në shtetrrethim, por nga e hëna pritet që të ketë zgjerim të fashës së orarit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin e ri para hapjes së fashës së orarit të hënën, ku bëhet me dije se kjo fundjavë do të jetë shtetrrethim, sot deri në orën 13:00 do të lejohet dalja me autorizim për blerje të ushqimeve apo ilaçe dhe do të jetë e mbyllur deri të hënën në orën 05:00.

Nga kjo fashë orari përjashtohet Policia, Ushtria, media, shërbimet delivery, shërbimet kritike shoqërore apo transporti i mallrave.

Më herët ishte kryeministri Edi Rama, ai që bëri me dije se nga dita e hënë, farmacitë, marketet dhe bankat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:30.

Kjo është masa e parë lehtësuese, sipas tij, e cila vjen si rezultat i uljes së ndjeshme të numrit të të infektuarve në javën e katërt të shpërthimit të koronavirusit në Shqipëri.

Rama theksoi gjithashtu se në javën e ardhshme, gjithmonë nëse kurba do të ketë këtë trend rënie, do të shihet mundësia për të zgjeruar edhe lëvizjen me makina private të kompanive që lejohen të qëndrojnë të hapura.

Ndërkohë, kreu i qeverisë ka bërë me dije se në ditët në vijim do të prezantohet paketa e zgjeruar financiare, ku do të përfshihen edhe bizneset e vogla që nuk janë mbyllur, por kanë pasur dëme ekonomike si pasojë e kësaj situate, por edhe biznesi i madh, sektori turistik dhe fasoneritë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy