“Në qendrat rezidenciale të kujdesit të fëmijëve janë regjistruar raste të dhunës fizike dhe psikologjike” deklarata vjen nga Avokati i Popullit Igli Totozani i cili publikoi këtë të enjte raportin e inspektimit në 9 qendra rezidenciale në vend.
Për Totozanin qeverisja vendore nuk eshtë përfshirë sa duhet në ushtrimin e përgjegjësive për administrimin efektiv dhe monitorimin e këtyre institucioneve.
Ndërsa përfaqësuesja e UNCIEF theksoi se do të ishte më efektive rritja e fëmijëve nga ana e familjeve sesa nga institucionet e përkujdesit rezidencial.
