
Urdhri i Stomatologut tërhiqet nga vendimi për rritjen e tarifave të shërbimeve dentare. Anulimi i vendimit është bërë me votë unanime nga vetë Urdhri.
Rreth dy javë më parë, Autoriteti i Konkurrencës vendosi pezullimin e këtij urdhri, të cilin e cilësoi si në kundërshtim me ligjin.
Po ashtu, edhe Ministria e Shëndetësisë e pati cilësuar si të paaplikueshëm vendimin e Urdhrit të Stomatologut, duke e ankimuar në Gjykatën Administrative.
Vendimi i Urdhrit të Stomatologut parashikonte dyfishimin e çmimeve e shërbimeve dentare nëpër klinikat private. Kështu, sipas urdhrit, për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë pacientët duhej të paguanin 4000 lekë, nga 2000 lekë që ka qenë më parë. Edhe një mbushje dhëmbi e gradës së tretë, që më parë ka qenë 3000 lekë, me urdhrin e ri parashikohej të shkonte në 5000 lekë.



