Anija “Lissus” e Forcës Detare mision në detin Mesdhe, pjesë e operacioneve të NATO-s

Anija “Lissus” e Forcës Detare mision në detin Mesdhe, pjesë e operacioneve të NATO-s

Anija “Lissus” dhe një ekip efektivësh të Forcës Detare do të jetë pjesë e operacioneve të përqendruara (FOCOPS) të NATO-s, në Detin Mesdhe. Në ceremoninë e përcjelljes së ekuipazhit, zv.shefja e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral major Manushaqe Shehu u shpreh se me këtë mision, “Forca Detare rikthehet të kontribuojë si faktor i rritjes së sigurisë detare, pas një angazhimi të suksesshëm 3 vjeçar nga viti 2016-2019, në aktivitetin e NATO-s Sea Guardian në detin Egje, ku bëri të mundur dhënien e ndihmës mbi 1800 personave, në rrezik për jetën”.

Ky është një tregues i qartë për rolin e Shqipërisë si një faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon dhe më gjerë.

Ndryshe nga misioni i kryer në vitin 2016-2019 në detin Egje, që kishte karakter humanitar, kjo është hera e parë që Forca jonë Detare angazhohet në një operacion të mirëfilltë të rritjes së sigurisë detare.

Më tej në fjalën e saj, Shehu u shpreh e bindur se efektivi i anijes do të tregojë profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi gjatë kryerjes së detyrave.

Në ceremoninë e përcjelljes së trupave morën pjesë edhe komandantë të forcave të ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy