Topuzi: Rezervimet në Booking për Tiranën pësuan rënie dyshifrore. Soko: Humbëm turistin nga Kosova (VIDEO)

Topuzi: Rezervimet në Booking për Tiranën pësuan rënie dyshifrore. Soko: Humbëm turistin nga Kosova (VIDEO)

Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë tha në studion e MCN Live se gjatë muajit korrik rezervimet në Booking për Tiranën pësuan një rënie dyshifrore.

 

Qershori ka pasur rënie, në kuptimin jo rritje, 1.3-1.5%. Mesatarja është 6-7%. Pati një rritje të 3 mujorit të dytë. Problemet që ndodhën në qershor e ulën mesataren.

 

Nuk është çudi e madhe se je vend delikat, mezi ke arritur një farë stabiliteti. Një javë parë, përfaqësuesja e Booking tonë, është kroate me kontaktoi dhe tha që Tirana në rezervimet e korrikut, ka rënie me dy shifra. Tirana është vendi ku kalojnë 50-55% e turistëve shqiptarë, është aeroporti i vetëm. Lëvizja e të huajave nuk është vetëm deti, por nga veriu në jug, Tiranën e kanë stacionin bazë. 

 

Rritëm 40% çmimin e paketave, pa ndryshuar standardin. 

 

 

Pano Soko, ekspert ekonomie tha nuk është protesta arsyeja pse ka rënie të turistëve. Sipas Sokos, një nga problemet më të mëdha për vendin tonë është humbja e turistëve nga Kosova.

 

Halli i Gonxhes nuk është turizmi, është pushteti. Mund t’ ja vendosim fajin dhe protestës, por s’është aty problemi. Kemi humbur turistin kosovar. Edhe për shkak të vizave. Ata i janë drejtuar Greqisë. E dyta që na ka dëmtuar avantazhi krahasues që kemi pasur, çmimet e lira. Euro është problem i madh, ne e humbën avantazhin tonë. Kemi vetëm 1% të infrastrukturës të përshtatur për turizëm elitar. Ne kemi turizëm çmimi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy