Meta: Të mos tolerohet asnjë akt burracak dhune ndaj grave

Meta: Të mos tolerohet asnjë akt burracak dhune ndaj grave

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Dita Ndërkombëtare e Eliminimit të Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave nuk duhet të jetë e vetmja ditë kur duhet të dënojmë dhe të ngremë me forcë zërin kundër shkeljes më brutale të të drejtave të nënave, grave, motrave dhe vajzave shqiptare.

Meta thotë se çdo akt burracak dhune, verbale e fizike ndaj tyre, nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet, sidomos nga një shoqëri dhe komb si i yni, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta.

Partia e Lirisë inkurajon, do të mbështesë çdo përpjekje dhe do të bëjë gjithçka për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave shqiptare, për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe për përfshirjen e merituar në vendimmarrje sepse ne besojmë se vetëm fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i tyre do ta bëjë Shqipërinë edhe më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të lumtur.

Gratë dhe vajzat janë bukuria, energjia, vitaliteti dhe forca e Shqipërisë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy