
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka dënuar ashpër rastin e abuzimit të së miturës në Mirditë.
Sipas Spahiut, kjo ngjarje ishte tronditëse dhe përveç organeve kompetente të gjithë qytetarët duhet të dënojnë këto raste pa mëdyshjen më të vogël.
“Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor , i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë”, thekson Spahiu në mesazhin e tij.
Mesazhi i plotë
Është i papranueshëm çdo rast abuzimi ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë njerëzore.
Rasti më i fundit i abuzimit me të miturën në Mirditë është tronditës.
Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor, i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë.
Raste të tilla duhen dënuar pa mëdyshjen më të vogël nga secili prej nesh, e kemi detyrim të reagojmë ndaj së keqes në çdo formë që ajo shfaqet.



