"Në Fokus", Rakipi: Qeveria Rama është një regjim nga i cili duhet të mbrohesh me forcë

"Në Fokus", Rakipi: Qeveria Rama është një regjim nga i cili duhet të mbrohesh me forcë

Analisti dhe gazetari Ylli Rakipi të hënën deklaroi se qeveria Rama është një qeverisje propagande, e cila për tu mbajtur gjallë ky regjim ajo kërkon një mekanizëm.

Në emisionin “Në Fokus” në TVT, Rakipi tha se Edi Rama ka menduar që këtë mekanizëm t’a kryejë ish-Gjenerali, Sandër Lleshi, i cili nuk është personi më i rëndësishëm pas Ramës.

Për t’a mbajtur këtë regjim të pa rrezikur është ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, i cili këtë juntë të vendosur në Shqipëri po përpiqet t’a mbajë me një polici ushtarake. Me një regjim gati ushtarak”, tha Rakipi.  

Ai theksoi se të dielën gjatë protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, në sy i kishte rënë një grup djemsh të rinj që ishin ulur në rrugë me libra në duar, ndërsa junta e Lleshajt, i sulmoi në mënyrën më të ashpër këta studentë.

Nuk është se ndonjëri prej policëve të pashkolluar, të paditur dhe injorant që qëllonin njerëzit e Teatrit përgjatë gjithë ditës, nuk ishte se i acaronte fjala “Idiot” i Romanit të Dostojevskit, por ata kishin një urdhër të qartë se çfarë do të bënin me këta njerëz. Pasi Edi Ramën më shumë nga të gjithë e trembin ata studentë dhe nuk e tremb Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi”, theksoi Rakipi.

Analisti dhe gazetari Rakipi ndër të tjera theksoi se opozita shqiptare ka mbangësi të theksuar në atë që quhet lojë politike në aksionin e vetë politik.

Jo më larg se dje kryetari i opozitëz doli dhe tha më falni se unë kam bërë një gabim në vitin 2017. Të bësh një gabim të tillë në atë vit dhe të lejosh Edi Ramën që të qeverisë edhe katër vjet dhe me këtë qeverisje që po bën dhe me këtë regjim që ka instaluar nuk është një gabim i vogël”, tha Rakipi.

Ndër të tjera, ai shtoi se Lulzim Basha duhet t’a ketë të qartë se ka përballë një regjim dhe ai duhet t’a dijë për më tepër se regjimet nuk përballohen lehtë.

Është momenti i fundit i Bashës dhe Kryemadhi që duhet të bëjnë nje llogari të thjeshtë, nëse nuk e shkatërrojnë dot, ata duhet të hapin rrugën që t’a luftojnë njerëz të tjerë. Shqipëria ka sa të duash njerëz”, tha Rakipi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy