Në 24 orë ndëshkohen 75 shoferë dhe 234 këmbësorë

Në 24 orë ndëshkohen 75 shoferë dhe 234 këmbësorë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë evidentuar 75 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit dhe për pasojë janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, si dhe janë bllokuar 75-mjete.

Policia tha se gjatë kontrolleve për zbatimin e masave shtesë për mbylljen e lokaleve, në të gjithë vendin u ndëshkuan me masë administrative me nga 100.000 lekë secili, 8 administratorë lokalesh.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, për mosrespektimin e vetëkarantinimit, janë ndëshkuar dy shtetas me masë administrative 700 mijë lekë.

Gjatë orareve kufizuese për moslëvizje të këmbësorëve, në të gjithë vendin, janë evidentuar dhe ndëshkuar 234 shtetas, me masë administrative 10 mijë lekë secili.

Ndërkaq, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy