Ish-ministrja Ermelinda Meksi, ka reaguar pas publikimit të aktit normativ që lidhet me financimin e koncertit të artistit Kanye West nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
Në një reagim publik, Meksi thekson se është detyrë e Kuvendit të ushtrojë kontrollin e tij kushtetues dhe parlamentar për të verifikuar nëse janë përmbushur kushtet e “nevojës” dhe “urgjencës” për nxjerrjen e këtij akti normativ, si dhe nëse përdorimi i fondit rezervë është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
Nisur nga lajmet e publikuara në media dhe nga publikimi i aktit normativ lidhur me financimin e koncertit të artistit Kanye West me fondin rezervë të buxhetit të shtetit, konsideroj se është detyrim i Kuvendit të ushtrojë kontrollin e tij kushtetues dhe parlamentar mbi këtë vendimmarrje.
Sipas saj, qytetarët kanë të drejtë të marrin një shpjegim të qartë mbi bazën ligjore të këtij vendimi dhe arsyet që justifikojnë përdorimin e fondeve publike.
Meksi nënvizon se transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i ligjit janë parime themelore të administrimit të financave publike dhe thelbësore për ruajtjen e besimit të qytetarëve tek institucionet.
Qytetarët kanë të drejtë të marrin një shpjegim të qartë nëse janë përmbushur kushtet e "nevojës" dhe "urgjencës" për nxjerrjen e këtij akti normativ, si dhe nëse përdorimi i fondit rezervë është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i ligjit janë parime themelore të administrimit të financave publike dhe kushte të domosdoshme për ruajtjen e besimit të qytetarëve te institucionet.
Ajo kërkon një shqyrtim të plotë, transparent dhe objektiv të çështjes, duke theksuar se çdo përdorim i fondeve publike duhet të jetë jo vetëm i ligjshëm, por edhe i arsyetuar dhe në funksion të interesit publik.
Reagimi i plotë:
Transparenca dhe respektimi i Kushtetutës: detyrim ndaj qytetarëve
Nisur nga lajmet e publikuara në media dhe nga publikimi i aktit normativ lidhur me financimin e koncertit të artistit Kanye Ëest me fondin rezervë të buxhetit të shtetit, konsideroj se është detyrim i Kuvendit të ushtrojë kontrollin e tij kushtetues dhe parlamentar mbi këtë vendimmarrje.
Qytetarët kanë të drejtë të marrin një shpjegim të qartë nëse janë përmbushur kushtet e "nevojës" dhe "urgjencës" për nxjerrjen e këtij akti normativ, si dhe nëse përdorimi i fondit rezervë është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i ligjit janë parime themelore të administrimit të financave publike dhe kushte të domosdoshme për ruajtjen e besimit të qytetarëve te institucionet.
Kuvendi, si organi që ushtron kontrollin parlamentar dhe shqyrton/miraton aktet normative të Këshillit të Ministrave, ka përgjegjësinë të verifikojë nëse, në këtë rast, janë respektuar kërkesat kushtetuese dhe ligjore për nxjerrjen e aktit normativ, si edhe kriteret që rregullojnë përdorimin e fondit rezervë të buxhetit të shtetit.
Publikimi i këtij akti e bën edhe më të domosdoshëm një sqarim institucional mbi bazën kushtetuese dhe ligjore të kësaj vendimmarrjeje, si dhe mbi arsyet që justifikojnë përdorimin e fondit rezervë.
Një shqyrtim i plotë, transparent dhe objektiv është thelbësor për të garantuar ligjshmërinë, mbrojtjen e interesit publik dhe forcimin e besimit të qytetarëve në administrimin e fondeve publike.
Në një shtet të së drejtës, çdo përdorim i fondeve publike duhet të jetë jo vetëm i ligjshëm, por edhe i arsyetuar, proporcional dhe në funksion të interesit publik.



