Ka nisur para pak minutash protesta e 38-të radhazi në Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, formimi i një qeverie teknike dhe një sërë kërkesash të tjera.
Qytetarët janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së Kryeministrisë, ku kanë nisur edhe fjalimet e para të aktivistëve.



