Studimi në Itali: Cigaret elektronike nuk janë alternativë e sigurt

Studimi në Itali: Cigaret elektronike nuk janë alternativë e sigurt

Një studim i kryer në Itali për llogari të Ministrisë së Shëndetësisë hedh poshtë pretendimet se cigarja elektronike është më e sigurt se ajo me duhan.

Studimi vjen pas një dokumentari mbi të njëjtën temë në RAI3.

Studimi është kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, hodhi poshtë një kërkesë të kompanisë së duhanit “Philip Morris” për t’i klasifikuar pajisjet e saj IQOS si më pak të rrezikshme sesa pirja e cigareve.

ICOS është njësoj si cigarja elektronike. Ajo ka një mekanizëm që nxeh produktin për të gjeneruar aerosolin me nikotinë. Është duhan në kuptimin e parë të fjalës”, shpjegon Silvano Gallus nga Instituti i Kërkimeve Farmakologjike “Mario Negri”.  

"Të dhënat shkencore të paraqitura ... nuk janë të mjaftueshme për të vërtetuar që IQOS zvogëlon rrezikun e produktit në krahasim me produktet me djegie me të njëjtat kushte përdorimi", thuhet në përmbledhjen e studimit të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.

"Nuk është e mundur, për momentin dhe në bazë të dokumentacionit të dhënë, të njohim reduktimin e substancave toksike në produkt në krahasim me cigaret e zakonshme", shtoi ai.

Studimi nuk u bë publik deri javën e kaluar, kur RAI3 zbuloi se ai kishte përfunduar vetëm disa ditë pasi ligjvënësit italianë votuan përmes një uljeje taksash për pajisjet me nxehtësi në dhjetor 2018.

Dokumentari, i cili është ndjekur nga gati 3 milion shikues që kur u transmetua në Itali, ishte pjesë e një hetimi ndërkombëtar të drejtuar nga OCCRP për atë se si kompania “Philip Morris” po i promovon këto produkte të reja si si një alternative më e shëndetshme e pirjes së duhanit.

Para transmetimit, “Philip Morris” kërkoi që reportazhi të mos përfshinte përmbajtjen e studimit, duke thënë se ai konsiderohej informacion i ndjeshëm tregtar.

“Philip Morris” Italia konfirmoi se kishte dorëzuar studime shkencore dhe prova në lidhje me IQOS Ministrisë së Shëndetësisë në Itali në vitin 2018, të cilën shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë nuk e kishin konsideruar sa duhet për të provuar se pajisja ka "rrezik të reduktuar" në krahasim me cigaren.

"Deri më tani, më shumë se dhjetë organe të qeverisjes ndërkombëtare janë pozicionuar qartë në njohjen e sistemit IQOS si alternativë që zvogëlon ndjeshëm substancat toksike në krahasim me cigaren e zakonshme", shtoi një zëdhënës në një email për RAI3.

Në vazhdën e dokumentarit, ish-ministri i Arsimit, Lorenzo Fioramonti, i dërgoi një kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Financave duke kërkuar informacion mbi raportin dhe uljen e taksave për IQOS.

Fioramonti iu referua një studimi të Comptere, një think-tank, që përllogariste se qeveria italiane mund të mbledhë 1.2 miliardë euro taksa midis viteve 2020-2022 nëse ul taksat për produktet e duhanit të zakonshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy