Kovaçi: Arsimi i nënfinancuar, pedagogët të keqpaguar

Kovaçi: Arsimi i nënfinancuar, pedagogët të keqpaguar

Sandër Kovaçi, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, thotë se buxheti i parashikuar nga qeveria për vitin e ardhshëm për sektorin e arsimit është i pamjaftueshëm. 

 

Vazhdon nënfinancimi i arsimit. Jemi në 2.5% e PBB. Kemi 0.04% më shumë se vitin e kaluar. Pra në bazë të kësaj llogaritjeje objektivi 5% mund të arrihet pas 60 vitesh. Kosova e ka 4.5 %, vetëm ne jemi nën 3%. Arsimi ka nevojë për financim të shpejtë për të dalë nga kjo gjendje stanjacioni. Ne kemi kërkuar rritjen e fondit për kërkimin shkencor, që është 0.06% e PBB.  

Kovaçi tha në studion e MCN Informacion se ka një diferencë të madhe të pagesave për orët e mësimit në universiteteve private me ato shtetërore. 

 

Për shkak të pagesave të ulët për pedagogët, privati e ka 35 euro, shteti e ka 12 euro. Kjo sjell që elita universitare të zhvendoset te privati. Pra, në shtet vijnë ata të 6-s dhe 7-s. Si mund të vish për 6-7 mijë lekë të vjetra. Kemi kërkuar rritjen e pagesës për orët. 

Në komisionin parlamentar, të gjithë janë dakord me propozimet. Por diskutimi duhet bërë para se të bëhet buxheti. Në Parlament nuk lëviz më. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy