Balichi: Radio „Rilindja”, urë lidhëse mes shqiptarëve të Norvegjisë prej 40 vitesh

Balichi: Radio „Rilindja”, urë lidhëse mes shqiptarëve të Norvegjisë prej 40 vitesh

Radio „Rilindja” transmeton në shqip në Oslo prej vitit 1987. Alush Balichi, redaktor radiofonik, rrëfeu në MCN Informacion momentet e para të themelimit të kësaj radioje, që u ka shërbyer shqiptarëve si urë lidhëse prej gati 40 vitesh. 

 

Janë 22 mijë shqiptarë në Norvegji. Ka organizata të krijuara.  

 

Kemi nisur në livestream sapo hyri Youtube në përdorim. Na kanë dhënë kurajë dhe ndihmesë mediat norvegjeze. 

 

Ne jemi në një ndërtesë të ndërtuar nga shqiptarët. Këtu është edhe shkolla shqipe prej më shumë se 30 vitesh. Në koordinim me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës jepet mësim nga 7 mësues. 

 

Njerëzit që ftojmë në studio i zgjedhim sipas kompetencave në fusha të caktuara. Nuk kemi promovime politike fetare. Jemi të kujdesshëm në përzgjedhjen e temave, nuk bëjmë gazetari provokuese. 

 

Radio “Rilindja” ka shërbyer si urë lidhëse mes shqiptarëve. Na kontaktojnë edhe sot nga shumë vende. Kemi portalet ku mblidhen dhe promovohen shqiptarët. 

 

Kemi projekte të shumta së shpejti. Do të bëjmë festën e madhe të radios ku do të ketë surpriza. Për momentin jemi fokusuar te gjinia femërore shumë sa i përket podaksteve. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy